Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera bazë, duke argumentuar si shkak kryesor, ekspozimin ndaj inflacionit që sipas tij vjen pas shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë si dhe rritja në nivel global e çmimit të energjisë.

Kurti siguron qytetarët se do të ndihmohen nga qeveria përmes një plani të posaçëm masash që do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.

Ndërkaq, shefi i ekzekutivit bën thirrje që të shmanget paniku i nxitur nga manipuluesit dhe biznesmenët që duan të përfitojnë nga gjendja e krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *