Kuvendi ka rrëzuar projektrezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për çmimet.

 

Mësohet se projektrezoluta e propozuar nga opozita në Kuvend u rrëzua me 74 vota kundër, ndërkohë që pro saj votuan 27 deputetë. Partia Demokratike ka prezantuar në Kuvend Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve, ku në fjalën e tij kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët dhe jo për luftë politike.

 

Në përgjigje të kësaj projekt rezolute, ka dalë kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se propozimet që ka bërë opozita, kjo qeveri i ka realizuar, madje ai përdori edhe një shprehje të urtë, ku tha se “paketa e opozitës i vjen te maja e thembrës paketës së qeverisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *