Kronikë
Rritja e çmimeve/ Policia-protestuesve: Ndalni bllokimin e rrugëve! Nuk do t’ju tolerojmë

Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje protestuesve në kryeqytet që të mos bllokojnë rrugët, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
Reklamë
Policia bën me dije se gjatë protestës grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, ndaj thekson se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
“Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




