Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i kërkon qeverisë anullimin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi kërkon që me ato para të subvencionohen familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve.

 

Sipas saj, ky koncesion i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde.

 

“Anulloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe subvenciononi me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!

 

Është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.
Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.

 

Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.
Këto janë para të shqiptarëve!

 

Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë!

 

Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.
Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *