Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të njoftojë sot njohjen Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

 

Trump pritet të mbajë një fjalim pikërisht për këtë çështje, megjithatë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, shprehen se kreu i shtëpisë së bardhe nuk do ta zhvendosë menjëherë ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem.

 

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit ka shkaktuar reagime të ashpra të liderëve botërorë. Presidenti Francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar Trump se çdo vendim për statusin e këtij qyteti duhet marrë në kuadër të negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve, ndërsa liderët arabë paralajmëruan presidentin amerikan se zhvendosja e ambasadës amerikane, është një provokim flagrant për muslimanët.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh se vendimi i Trump mund të ndezë konflikt të ri në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Turqia do të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me shtetin hebre.

 

Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, Shtetet e Bashkuara bëhen vend i parë që e bëjnë këtë që prej themelimit të shtetit në vitin 1948.

 

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e tij, por palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *