E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet tensioni Athinë-Ankara

Tensionet mes Turqisë e Greqisë shkojnë ne nje tjetër nivel pas  incidentit ne detin Egje kur nje anije turke përplasi ate greke. Ketë radhe molla e sherrit kane qene dy ushtare greke te cilët jane arrestuar dje ne kufirin mes dy vendeve, ne Evros. Qeveria turke ka sqaruar se ushtaret do te dënohen per kalim te jashtëligjshëm te kufirit, ndërsa autoritetet greke kane kërkuar kthimin e menjëhershëm te tyre me pretendimin se ngjarja ishte e paqëllimshme. Ushtria greke e ka quajtur te pavend arrestimin e dy ushtareve, duke thëne se zona është e pyllëzuar dhe lehtësisht mund te ndodhin ngatërresa. Ne kushte normale kjo situate mund te zgjidhej nga autoritetet përkatëse, por ne ketë rast u desh ndërhyrja e strukturave me te larta shtetërore. Pas verifikimeve te nevojshme ushtaret do te kthehen ne Greqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë