E diel, 11 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rritet siguria për ardhjen e Zelenskyt, snajperistat mbi godinat e institucioneve, në Tiranë edhe forcat e sigurisë ukrainase

Vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë është organizuar nën masa të rrepta sigurie.

Mbi 1600 efektivë policie  janë në terren, mes tyre edhe forcat e RENEA-s dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Ata u janë bashkëngjitur forcave të sigurisë ukrainase që janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë.

Reklamë

Ndërkohë ka dhe snjaperistë lart mbi godinat e institucioneve.

Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310 mbrëmjen e djeshme, ku u prit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Reklamë

Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë i tyre nuk tregohet për çështje sigurie./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë