E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe regjistron 639 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total në 21.731 numrin e jetëve të humbura.

Në raport me një ditë më parë, sot vdekjet u dyfishuan. Nga 360 pacientë që vdiqën të hënën nga Covid-19, ditën e sotme numri ka shkuar në  639.

Mes tyre në Angli janë regjistruar 546 vdekje, në Skoci 70 vdekje, ndërsa 17 viktima u regjistruan në Uells. Ndërkohë, Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar shifrat e saj.

Aludohet se mediat britanike nuk japin pasqyrim të saktë të shifrave në vend. Numri i viktimave nga COVID-19 dyshohet se mund të jetë rreth 60% më e lartë se sa të dhënat zyrtare, për shkak se Departamenti i Shëndetit Publik nuk i numëron ata që ndërrojnë jetën nga COVID-19 dhe ndodhen jashtë spitalit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë