E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID në Itali këtë të diel

Në krahasim me një ditë më parë, Italia ka raportuar këtë të diel një rritje në numrin e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj ka regjistruar 22 persona që kanë ndërruar jetë dhe 175 raste të reja të konfirmuara pozitive me koronavirus.

Në total, Italia shënon deri më tani 240,310 persona të infektuar me COVID dhe 34.738 viktima, ndërsa regjistrohen gjithsej 188,891 pacientë të shëruar që prej fillimit të pandemisë.

Sa i përket numrit më të lartë të vdekjeve në rang global, Italia renditet në vend të katërt, ndërsa listën e kryeson SHBA-ja dhe më pas Brazili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë