Edhe pse për disa ditë me radhë numri i viktimave në Itali ishte nën 200, këtë të enjte kjo gjë ndryshoi. Autoritetet italiane raportuan se sot kanë ndërruar jetën 262 pacientë.

Po ashtu, janë shtuar edhe rastet e reja. Këtë të enjte u konfirmuan edhe 992 të infektuar të tjerë, pjesë më e madhe e të cilëve ndodhet në Lombardi, 522. Nga ana tjetër, ka një rënie të personave të shtruar në spital.

Në kujdesin intensiv janë 855 persona sot, 38 më pak se dje. 11453 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 719 më pak se dje. Gjithsej në Itali ka 223.096 të prekur nga koronavirusi dhe 31.368 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *