Subscribe

Kjo është një pikë grumbullimi në Lushnje ku dhjetëra kamionë me fruta e perime nisen drejt vendeve te Bashkimit Europian për eksport.

Sipas të dhënave vetëm në 6 muajt e parë nga kjo pikë janë nisur per eksport 600 kamione, ndërkohë që gjatë 2018 pati 800 të tillë.

Ministri Blendi Cuci inspektoi këtë hallkë të ndërmjetme mes fermerit dhe tregut, për të konfirmuar rritjen prej 24 % të bujqësisë shqiptare.

 

 “Ka një prodhim të jashtëzakonshëm. Po shohim statistikat e këtij 6-mujori dhe është fakt që kemi rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht shkon deri në 90%. Kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2018”. Kjo u konfirmua edhe administratorja e kësaj pike grumbullimi, që operon në treg prej 20 vitesh- tha ministri Çuçi.

 

Ministri e vuri theksin edhe të cikësia e produkteve shqiptare. Sipas tij deri më sot nuk ka patur ngarkesa të kthyera nga vendet e bashkimit europian.

 

Si për të dhënë edhe një mesazh bindës për debatet mbi cilësinë ministri konsumoi një shalqi…

 

Qeveria ka ndërmarë një sërë vendimesh lehtësuese me qëllim stimulimin e sektorit, sic janë heqja e inputeve në bujqësi, heqja e TVSH për makineritë, si dhe zbatimin e skemave financuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *