Subscribe

Viti që lamë pas shënoi një rritje të sasisë së qumështit që është prodhur dhe konsumuar në vend, për pasojë edhe të nënpropdukteve të tij.

 

Të dhënat më të fundit të INSAT tregojnë se sasia e grumbulluar nga fabrikat arriti në 139 mijë ton, me një rritje në raport më një vit më parë prej 5.8%.

 

Por ndonëse kjo është e dhëna zyrtare e raportuar nga kjo industri, shifra është edhe më madhe për shkak të informalitetit në treg.

 

Duk ju referuar të dhënave peshën kryesore e mban qumështi I lopës me 120 mijë ton.

 

Paralelisht me këto të dhëna rezulton se në 2018 shqiptarët kanë konsumuar 14 mijë ton qumësht, me një rritje prej 7 % në raport me 2017. Në këtë shifër nuk përfshihet qumështi i importit.

 

Pjesa e mbetur është përdorur për nënproduktet si kos, djathë, gjalp etj.

 

Për pasojë tregu ka patur një prodhim të lartë të djathit të lopës, ndërsa ka shënuar rënië prodhimi I dhjathit nga qumështi I dhive apo deleve.

 

Por pavarsisht rritjes së prodhimit të kësaj indutrie blegtoria po vuan nga konkurenca e padrejtë.

 

Fermat e mëdha konkurohen nga malli importit si edhe nga informaliteti në treg, një fakt ky I cili e bën produktin vendas të dalë më cmime edhe të larta se ai I importit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *