Subscribe

Luleshtrydhja është në pikun e prodhimit në zonën e Frakullës në Fier, por fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për të verifikuar pikat e grumbullimit.

 

Sipas tyre, grumbulluesit janë faktor kryesore në këtë proces, duke qenë se vendosin edhe çmimin e shitjes.

 

Prodhimi nuk i mbulon kostot fare. Ne duam ndihmë nga shteti, të vij dikush dhe të shohë se ç’bëhet me luleshtrydhen. Po shitet me 300-500 lekë.

 

Përballë këtyre vështirësive, ka fermerë që shohin si mundësi braktisjen e serave të tyre.

 

Po do ikim, ça të bëjmë tjetër. nuk kemi zgjidhje kështu në këtë situatë.

 

Aktualisht luleshtrydhja është në një nivel të lartë prodhimi e çmimi pritet të ulet edhe më tepër, duke shtuar përditë e më shumë frikën e kultivuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *