Vazhdojnë te jete te larta masat e sigurisë përgjatë gjithë vijës kufitare me Greqinë në juglindje të vendit. Ditët e fundit është shtuar numri i policëve që monitorojnë vijën e gjelbër. Me e madhe prezenca policore është ne fshatrat Çerje dhe Zarozhke ne njësinë administrative Pustec si dhe në të gjithë fshatrat kufitar te Devollit. Në Pustec, patrullat e policisë kontrollojnë kufirin ujor me skafe. Ndërsa për shkak te dëborës ne malin e Gramozit, ka me pak forca. Ndërkohë në vendin e caktuar kohe me parë si stacion qëndrimi për refugjatet siriane, ne afërsi të Kapshticës, nuk ka pasur ndërhyrje qofte dhe për sistemimin e dhomave te ish-repartit ushtarak. Kjo tregon se asgjë nuk është gati edhe nëse Shqipëria përballet me ardhje te refugjateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *