Koronavirusi po “pushton” edhe Kosovën. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia njoftoi se është rritur numri i të infektuarve, duke shkuar në 13. Ai apeloi në “Facebook” që në këtë situatë të vështirë të reduktohen daljet.

 

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.”

 

Të dielën ministri Vitia kërkoi që të shpallet gjendja emergjente e shëndetit publik, kërkesë e cila u aprovua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *