E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet numri i viktimave nga uragani “Mangkhut”

Është rritur në 81 numri i të vdekurve që humbën jetën nga Uragani Mangkhut.

 

Autoritetet njoftuan se shifrat mund të rritet për shkak se ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të gjetur dhjetëra të tjerë që janë shpallur të zhdukur.

 

Reklamë

Pjesa më e madhe e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dherave, dhe një pjesë tjetër, janë nën rrënoja. 59 persona rezultojnë ende të zhdukur.

 

Zyrtarët druhen se numri i viktimave shkon mbi 100.

 

Uragani Mangkhut kaloi të shtunën në pjesën veriore të Filipineve dhe në Hong Kong, duke shkatërruar shtëpitë dhe përmbytur tokat bujqësore. Pjesa më e madhe e tyre janë ende nën ujë për shkak të uraganit që solli përmbytje katastrofike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë