Edhe pse stuhia më e madhe e vitit e ka humbur fuqinë, Hong Kongu dhe Kina jugore janë nën alarmin maksimal. Numri i viktimave ka shkuar në të paktën 64, ndërsa qindra persona rezultojnë të zhdukur. Më shumë se 2.4 milionë njerëz janë të evakuuar nga shtatë qytete në provincën Guangdong të Kinës.

 

Në Hong Kong, autoritetet paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë larg nga portit ndërsa shpejtësia e erërave i kalon 162 km për orë, duke shkaktuar dallgë deri në 10 metra të larta.

 

Por qendra kombëtare meteorologjike tha se Kina jugore “do të përballet me një sprovë të rëndë të shkaktuar nga era dhe shiu” dhe u kërkoi autoriteteve të përgatiten për fatkeqësitë e mundshme.

 

Qindra fluturime u anuluan ndërsa transporti rrugor dhe ai hekurudhor u pezullua. Autoritetet paralajmërojnë vazhdimin e reshjeve edhe për 24 orët e ardhshme te cilat mund te sjellin përmbytje.

 

Më e rëndë situata paraqitet në Filipine, për shkak se tajfuni ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut. Reshjet kanë shkatërruar një provincë të tërë në Filipine e cila pothuajse u zhduk nga rrëshqitjet e tokës duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *