Shkon në tetë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Viktima e fundit është një 39-vjeçare nga fshati Llugë e Istogut.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar në total 53 pacientë, të cilët kanë rezultuar positive pasi i janë nënshtruar testin për COVID-19. Ndërkohë, 4 prej tyre ndodhen në gjendje kritike  dhe 6 janë me oksigjenoterapi.

Deri më tani, në Kosovë janë prekur 362 persona me koronavirus, 59 të shëruar dhe tetë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *