E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritet numri i viktimave nga COVID në vend/ 5 të vdekur dhe 152 të infektuar këtë të diel

Pesë qytetarë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend. nuk e Nuk e fitan dot betejën me virusin një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi dhe një 74-vjeçar nga Burreli. Viktima kishin edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Po ashtu, nga 785 testime, janë zbuluar 152 raste të reja me Covid, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 8427.

Reklamë

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1952

Durrës                  505

Shkodër                301

Fier                         187

Lezhë                    169

Korçë                    174

Vlorë                     137

Kukës                    129

Elbasan 134

Berat                      65

Gjirokastër 47

Dibër                     45

Vazhdo të lexosh

Reklamë