E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Rritet numri i viktimave në Kaliforni nga zjarret dhe i ftohti

Vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e zjarrit në Kaliforni. 76 persona kane humbur jetën ndërsa te zhdukurit janë mbi 1.300.

 

Reklamë

Sipas autoriteteve numri i atyre qe rezultojnë te humbur thuajse është dyfishuar brenda 24 orëve të fundit.

 

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësja janë duke vijuar kontrollet për të gjetur të mbijetuar, ndërsa japin alarmin se numri I viktimave mund te rritet me tej.

 

Vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë për shkak se shtëpitë e tyre u shkrumbuan si pasojë e zjarrit që përfshiu qytetin e Parajsës më 8 nëntor. Të paktën 10 mijë shtëpi e biznese u shkrumbuan.

 

Presidenti Amerikan Donald Trump vizitoi zonat e prekura nga zjarri shkatërrimtar, për të parë më nga afër dëmet dhe për t’u takuar me të afërm të viktimave.

 

“Ne nuk kemi parë kurrë një gjë të tillë në Kaliforni”, tha ai teksa po qëndronte mes rrënojave Trump takoi gjithashtu zjarrfikësit te cilët po vijojnë ende luftën me flakët që kërcënon zonat e banuara.

 

Por Shtetet e Bashkuara po përballen edhe me të ftohtin ekstrem. Pjesa qendrore dhe Lindore e është përfshirë nga stuhia e dëborës ku raportohet se 8 persona kane humbur jetën.

 

Metereologët paralajmërojnë se temperaturat do të ulen edhe më tej gjatë ditëve në vijim.

Më shumë video

Reklamë