E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Bota

Rritet numri i viktimave në Kaliforni nga uragani “Florence”

Ka shkuar në 32 numri i viktimave si pasoje e uraganit “Florence” qe goditi juglindjen e Shteteve te Bashkuara.

 

Për të tretën ditë Virxhinia, Karolina Veriore e ajo Jugore, dhe Merilendi, po përballen me gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve masive.

 

Reklamë

Deri më tani qindra persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara nga vërshimet e fuqishme të ujit në qytetin bregdetar te Wilmingtonit.

 

Mediat shkruajnë se qyteti me një popullsi prej gati 120.000 banoresh është kthyer “ishull” për shkak se të gjitha rrugët janë të pakalueshme dhe të mbuluara nga uji.

 

Sipas autoriteteve dëmet materiale që arrijnë miliona dollarë. Mbi 480 mijë shtëpi kanë mbetur në errësirë totale.

 

Edhe pse stuhia është dobësuar, shërbimi metereologjik kombëtar paralajmëroi rrezikun se në dy ditët në vazhdim, shirat mund të sjellin përmbytje të tjera.

 

Autoritet i bëjnë thirrje banorëve të jene te vëmendshëm deri sa situata të normalizohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë