Rritet sërish numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali.

Këtë të mërkurë janë raportuar 71 viktima nga Covid-19, një numër më i madh sesa ai që u bë publik një ditë më parë. Shumica e viktimave janë regjistruar në Lombardi ndërsa duhet thene e se janë 12 rajone me zero viktima këtë të mërkurë.

Sa i takon të infektuarve të rinj, ata janë thuajse të njëjtë në numër sa edhe të martën.

321 raste të reja janë evidentuar në të gjithë vendin, nga të cilët 237 janë vetëm në Lombardi.

Aktualisht janë 39 mijë e 297 persona të sëmurë në të gjithë vendin, shumica e të cilave ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta ose pa simptoma fare.

Në terapi intensive kanë mbetur 353 paciente, ose 55 më pak sesa një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *