Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Florida. Guvernatori Rick Scott urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë, në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e të shtënave në shkollën Marjory Stoneman Douglas, ndërsa mësimi është pezulluar deri javën e ardhshme.

Efekte te shtëna.

Nikolas Cruz, 19 vjeç qëlloi me breshëri plumbash drejt shokëve të tij. Mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Kruz ishte përjashtuar nga shkolla për arsye disiplinore, ndërsa tashmë është arrestuar nga policia.

Hetuesit besojnë se autori i ngjarjes aktivizoi alarmin e zjarrit në mënyrë që nxënësit të dilnin nga klasat. Ai veproi kështu për të patur në shënjestër më shumë njerëz.

Nga të shtënat u plagosen edhe 14 të tjerë që janë në spital.

Zyrtarët thane për mediat se nuk kishin informacione për ndonjë kërcënim të mundshëm para ngjarjes tragjike.

Por, autoritetet po hetojnë gjurmët që Cruz mund të ketë lenë gjatë komunikimeve online. Deri më tani, hetuesit kanë zbuluar të dhëna shqetësuese, pasi i riu ka postuar vazhdimisht në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Vrasja, e konsideruar një ndër 10 ekzekutimet masive në historinë e SHBA, ngjalli sërish debatin mbi kontrollin e armëve.

Ndërkohe, me anë të një postimi në Tëitter, Presidenti amerikan ngushëlloi familjarët e viktimave:  “Asnjë fëmijë, mësues apo çdokush tjetër nuk duhet të ndihet kurrë i pasigurte në një shkollë amerikane,” – shkruan ai ne mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *