Subscribe

Numri i turistëve të huaj që kanë ardhur këtë vit nga porti i Durrësit është rritur me 34 përqind, krahasuar me një vit me pare. Nga porti i Durrësit Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi, vlerësoi shtimin e interesit per destinacionet turistike te vendit. Ministrja Ekonomi ka tha se industria e turizmit si shtyllë kryesore e ekonomisë do të zhvillohet më tej, falë programit të qeverisë me Bankën Botërore për promovimin e resurseve të Shqipërisë së jugut. Gjatë periudhës tre mujore qershor – gusht në portin e Durrësit kanë hyrë rreth 136 mije shtetas shqiptarë dhe 73 mijë të huaj, ndërkohë që kanë udhëtuar nga ky port drejt Italisë rreth 121 mije shqiptarë e afro 75 mije të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *