Rajoni
Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë ka arritur në 35 numri i të prekurve me koronavirus. Nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Dy rastet e reja janë një 44-vjeçar nga fshati Petrovë komuna e Shtimes dhe një 39-vjeçare me vendbanim në Prishtinë.
Reklamë
Deri më tani janë testuar në total 604 mostra të dyshimta me COVID-19, prej të cilave 35 kanë rezultuar pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë sociale për 2 metra, me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




