E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali

Italia ka pësuar një shtim të numrit të të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit krahasuar me një ditë më parë. Autoritetet njoftuan këtë të martë se 382 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.359.

Po ashtu, janë rritur edhe rastet e reja me COVID-19. Dje u regjistruan 1.739 të infektuar, ndërsa sot 2.091. Numri i përgjithshëm i të prekurve në Italinë fqinje ka arritur në 201.505 .

Nga ana tjetër, 68.941 pacientë janë shëruar gjithsej dhe 1863 ndodhen në gjendje kritike.

Vazhdo të lexosh