E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rritet numri i regjistrimeve në universitetin “Ismail Qemali”, 10 programe të reja në Vlorë

Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës kanë nisur tashmë regjistrimet e maturantëve për raundin e parë.

Në total kanë aplikuar 6,308 kandidatë për të katër fakultetet, një shifër që është rritur me 500 aplikime më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja lidhet edhe me hapjen e 10 programeve të reja studimi.

Reklamë

“Degët më të preferuara këtë vit janë ato të Fakultetit të Shkencave Teknike, të pasuara nga Ekonomia, Infermieria dhe më pas programet e Shkencave Humane”, tha zv.rektorja e  universitetit, Frosina Londo.

Ndërkohë, studentët shprehen për preferencat e tyre në degët e zgjedhura dhe nuk fshehin entuziazmin për këtë rrugëtim të ri akademik.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 11 shtator, duke u zhvilluar nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe. Çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, në të kundërt, vendi i tij kalon automatikisht tek një kandidat në pritje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë