E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rritet numri i refugjatëve që futen në Shqipëri nga Greqia

Fluksi i refugjateve nga lindja qe hyjnë ne territorin shqiptar është rritur ndjeshëm veçanërisht gjate dy muajve te fundit.

 

Nga fillimi i tetorit e deri tani janë kapur me shume 1800 refugjatë. Në këtë situatë policia kufitare është detyruar te shtoje forcat në terren se bashku me efektivet e front!Ex.

 

Reklamë

Shefi i policisë Emiljano Resulaj bën me dije se për shkak të terrenit të thyer dhe vijës së gjatë kufitare refugjate arrijnë te depërtojnë ne brendësi te territorit.

 

Frontex ka angazhuar 37 oficerë patrullimi përgjatë gjithë kufirit te gjelbër. Por rritja e fluksit tregon se numri i efektive te angazhuar është i pamjaftueshëm për te përballuar situatën.

Më shumë video

Reklamë