Subscribe

Policia  e Kosoves nisi ne oret e para te mengjesit te kesaj te marte nje operacion te gjere ne veri te vendit.

Gjatë nderhyrjes ne Mitrovice kanë mbetur të plagosur 4 policë shqiptarë, njëri është në gjendje më të rëndë ndërsa dy efektivë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën  30 persona janë arrestuar nga operacioni,  shumica te cileve janë zyrtarë.

Në mesin e të arrestuarve ka komandantë policie, efektive dhe doganierë. Autoritetet konfirmojne se operacioni eshte duke vijuar në gjithë vendin ndersa eshte sekuestruar nje sasi e madhe mallrash.

Sipas uniformave blu të arrestuar janë policë të nacionaliteteve të ndryshme: shqiptarë, serbë e boshnjakë në komunat  Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.

Policia ka hasur me  rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, e në bllokimin e rrugeve rrugëve.

Menjëherë ka reaguar presidenti serb aleksandar vucic, duke  parapalmëruar se nëse  prishtina zyrtare nuk ndalet,  Serbia do të kundërpërgjigjet.

Vucic ka urdhëruar kalimin e ushtrise se Serbise ne gatishmeri .Kreu  i shtetit mblodhi me urgjencë  Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Edhe presidenti i Kosovës ka mbledhur strukturat e sigurisë.

Sipas Hashim Thacit  operacioni policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve ndaj ai i bëri thirrje  komunitetit serb në veri te ruajë qetësinë dhe te përkrah luftën kundër krimit të organizuar.

Nga ana tjeter KFOR konfirmoi se operacioni i autoriteteve te Kosovës  nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër njerëzve të akuzuar për korrupsion dhe krime te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *