E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rritet numri i nxënësve të helmuar në Postribë

Ka arritur në 50 numri i nxënësve të helmuar në shkollën e mesme Adem Haxhia në Postribë. Shumë prej tyre janë rikthyer në orët e mbrëmjes së të premtes me urgjencë në spitalin e Shkodrës për mjekim, ndërsa disa prej tyre janë shtruar pasi gjendja e tyre u përkeqësua.

 

Nxënësit tregojnë se si çdo ditë kanë konsumuar sanduiç që shiten në dyqanet pranë shkollës.

 

Reklamë

Nga ana tjetër prindërit thonë se fëmijët ankohen për dhimbje të forta barku duke përforcuar idenë e helmimit.

 

Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar lidhur me shkaqet e kësaj situate inspektorati shëndetësor ka marrë edhe mostrat e sanduiçit në dyqanin pranë shkollës për të kryer analizat, me qëllim faktimi e dyshimit.

Më shumë video

Reklamë