E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rritet numri i lejeve të ndërtimit për hotele, hap pozitiv për zhvillimin e turizmit

2017 ka shënuar një numër të lartë lejesh ndërtimi për hotele apo njësi akomoduese. Sipas të dhënave nga INSTAT janë 53 leje të dhënave për hotele, numri më i lartë në katër vitet e fundit.

 

Reklamë

Sipërfaqja totale e tyre arrin në 89 mijë metra katror. Ekspertët e vlerësojnë këtë fakt si një nxitje që po i bëhet sektorit, i cili problemin kryesor ka mungesën e kapaciteteve për të përballuar fluksin e turistëve që vijnë gjatë sezonit.

 

Por sektori i turizmit u mbështet edhe me një paketë masash lehtësuese, për çdo investim në hoteleri me 5 yje. Kjo iniciativë për ekspertët është pozitive por mbetet peng i strategjisë së turizmit. Shqipëria nuk ka një strategji afatgjatë zhvillimi për këtë sektor, për rrjedhojë investitorët hezitojnë.

 

 

Qeveria miratoi shmangien nga taksa e infrastrukturës si dhe nga tatim fitimi për 10 vjet për çdo investim që do të kryhet në turizëm me standardin 5 yje. Në argumentin e saj qeveria tha se me këto lehtësira fiskale do të tërheqë brende të njohur hoteliere, për të cilat Shqipëria ka nevojë.

Më shumë video

Reklamë