Subscribe

 

Vajza diabetike ka bere qe Enkelejda Bundo prej 6 vitesh te mos punoje me. Asaj i duhet te qëndroje ne shtëpi dhe te kujdeset per të bijën, e cila ne moshën 8 vjeçare eshte diagnostikuar me diabet. Nena tregon se kjo sëmundje është shume e vështire per t’u përballuar.

 

Enkelejda tregon se i duhen 400 mije leke ne muaj, per shërbimet spitalore per vajzën, çka ka bere qe bashkëshorti i saj te emigroje jashtë vendit per ti siguruar.

 

Drejtori ekzekutiv i shoqatës se fëmije dhe te rinjve diabetik, Asim Toro, kërkon qe shteti te mos rimbursoje vetëm insulinën per fëmijët dhe te rinjtë diabetike.

 

Endokrinologu ne QSUT, Florian Toti, thotë se ne 5 vitet e fundit kemi nje rritje te fëmijëve te prekur me diabet. Sipas tij, Ne Shqipëri po krijohet një brez i rrezikuar nga kjo sëmundje, si pasoje e ushqimeve te shpejta qe cojne ne obezitet, dhe moskryerja e aktiviteteve fizike.

 

Por cfare duhet te kene kujdes prindërit qe te mund te parandalojnë diabetin tek fëmijët?

 

Nje studim i ISHP-se doli ne përfundim se 1 ne 10 fëmije eshte obez, dhe se 2 ne 10 janë kandidate, cfare bejne qe mundësia e shfaqjes se obezitetit tek ta te jete shume e larte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *