Çmimi i naftës është rritur për herë të parë pas rënies historike në fillim të këtij viti duke arritur në 50$ për fuçi ne tregjet aziatike. Analistët argumentojnë se shkak për ngritjen e çmimit ka qenë ndërprerja e herëpashershme e prodhimit në Nigeri për shkak të trazirave të brendshme dhe ndalesat në furnizim me naftë te SHBA-së për shkak të zjarreve në Kanada. Kjo e fundit është furnizuesja më e madhe me nafte e SHBA-së dhe vetëm gjatë javës së kaluar, nga zjarret kanë hyrën 4.2 milion fuçi më pak. Gjithashtu bisedimet e fundit mes Opekut dhe Rusisë për ngrirjen e përkohshme në prodhimin e naftës, kanë ndikuar në ngritjen e çmimit. Një mungesë në prodhim ka simuluar rritjen e kërkesës për furnizim. Në fillim të këtij viti, çmimi i naftës arriti një rënie rekord që nuk ishte parë në 13 vitet e Dunit në Shba, pasi një fuçi naftë është shitur me 28$ për fuçi. Rritja e çmimit pritet te reflektohet ne tregun shqiptar, i cili ka treguar se preket menjëherë nga luhatjet ne bursën ndërkombëtare.
Rritet në 50$ për fuçi çmimi i naftës





