Bota
Rritet me 72% numri i të shëruarve nga koronavirusi në Itali

Jo vetëm lajme të këqija nga Italia fqinje. Frika nga koronavirusi i ka “pushtuar” të gjithë, por Italia tregon se ka vend për shpresë. Ndonëse numri i të infektuarve është mjaft i lartë, 2.706, po rritet edhe numri i të shëruarve.
Reklamë
276 pacientë janë shëruar, duke shënuar një rritje me 72.5% në 24 orët e fundit, raportojnë mediat italiane. Ndërkohë, numri i të vdekurve ka shkuar në 107.
Teksa qeveria italiane ka mbyllur shkollat, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se askush nuk është imun nga koronavirusi dhe se vdekshmëria prej tij është më e lartë sesa prej gripit. Ndërsa Gjermania ka dhënë alarmin se jemi pothuajse në pandemi globale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




