Katër prokurorë të tjerë kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e SPAK.

 

Aplikimi ka ardhur një ditë para përfundimit të afatit ndërsa mësohet që prokurorët që kanë shprehur dëshirën janë Altin Dumani, prokurori I Apelit Tiranë, Enkeleda Osmani, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, Elida Kackini prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Trianë si dhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

 

Data e mbylljes së aplikimeve ishte fillimisht 6 shkurti, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi siupas KLP nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

 

Deri më tani kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e SPAK, 18 prokurorë.

 

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të përbëhet nga 15 prokurorë të cilët do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta.

 

Më poshtë lista e prokurorëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK:

Arben Kraja

 

Anton Martini

 

Besnik Muçi

 

Behar Dibra

 

Besim Hajdarmataj

 

Dritan Prençi

 

Dolorez Musabelliu

 

Eneid Nakuçi

 

Edvin Kondili

 

Eugen Beci

 

Klodian Braho

 

Shkëlzen Cena

 

Vladimir Mara

 

Fatmir Hoxhaj

 

Altin Dumani

 

Enkeleda Osmani

 

Elida Kackini (Celami)

 

Enkeleda Millonai

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *