Subscribe

Prej disa ditësh, çmimi i bukës është shtrenjtuar minimalisht me 10% në disa prej furrave në kryeqytet. Kjo rritje është reflektuar me 10 lekë dhe shkak për këtë është bërë rritja e çmimit të miellit.

 

 

Rritja është konstatuar zinxhir edhe në nënproduktet e brumit. Aktualisht, shtrenjtimi duket se ende nuk është i unifikuar në të gjitha furrat, por rritja është konstatuar edhe në qytetet të tjera.

 

Në Vlorë e Korçë qytetarët ankohen për çmimet e reja.

 

Shtrenjtimi i produktit bazë të tavolinës ishte paralajmëruar kohë më parë nga importuesit e drithërave.

 

Adi Haxhiymeri, një prej importuesve të mëdhenj në treg thotë se një vit më parë, një ton grurë është zhdoganuar me 220$, ndërsa sot ka rritur në 350$.

 

Sipas tij, pas bukës, rritja do të reflektohet edhe tek makaronat, pasi edhe gruri që përdoret për këtë qëllim, është rritur ndjeshëm prej disa muajsh.

 

Sipas të dhënave për shkak të kushteve klimatike, në disa vende nga thatësira e në disa të tjera prej përmbytjeve, këtë vit tregu botëror ka patur 20 mln ton grurë më pak, ndërsa efektet e pandemisë në të gjithë botën janë një tjetër arsye pse çmimet po njohin rritje thuajse në të gjitha produktet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *