E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, Kina e “gjitha” e prekur

Ilustrim · Vizion Plus

Rastet e viktimave në koronavirusi po rriten në mënyrë të frikshme.

Autoritetet kineze bënë të ditur se deri tani kanë vdekur 170 njerëz .

Vetem 1700 raste jane shenuar ne 24 oret e fundit ndersa edhe rajoni i Tibetit ka shenuar rastet e para me te infektuar.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 7711 persona.

Shqetësues është rritja e shpejte të njerezve të infektuar brenda Kinës teksa tani janë prekur të 16 rajonet, përfshirë edhe Tibetin.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Vuhan të Kinës.

Koronavirusi është një sëmundje që shoqerohet me kollë, temperaturë dhe ethe.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh