Muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve që vijnë nga vendet në konflikt në drejtim të Shqipërisë,me destinacion final një nga vendet e BE.

Cdo ditë nga FRONTEX,kapen mesatarisht 40-45 shtetas të huaj,të cilët pasi intervistohen pjesa më e madhe e tyre këthehen mbrapsht.

Burime bëjnë me dije se shumë prej tyre janë përsëritës,ndërsa pas procedurave rikëthehen në vendet e tyre.

Duket se gjatësia që përshkuajnë këta shtetas është e madhe gati 63 km vijë kufitare nga pjesa e Nikolicës e deri në liqenin e Prespës,cka do të thotë se forcat e kufirit nk janë të mjaftueshme për të vëzhguar gjithë vijën,për shkak edhe të mungesës së mjeteve të duhura,nga terreni i vështirë dhe i thyer malor.

Të vetmet mjete që futen në këto zona janë ato të FRONTEX duke bërë të mundur monitorimin gjatë natës dhe ditës po për shkak të vijës së madhe kufitare,shumë prej refugjatëve i shpëtojnë patrullave të policisë.

Persona të cilët më vonë priten nga shtetas të cilët i transportojnë drejt kryeqytetit e më pas të zgjedhin si destinacion final një nga vendet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *