Tre persona u arrestuan nga policia e korcës pasi u kapën duke transportuar 10 emigrant të paligjshëm. Në pranga përfunduan, dy të rinjë nga shkodra dhe një 42-vjeçar nga korca.

Dy të rinjtë, u ndaluan në lagjen numër tre të qytetit të Pogradecit, pasi po transportonin me një makinë “Volksëagen”, pesë emigrant nga lindja e mesme. Ata u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE, kundrejt shumës 800 euro.

Ndërsa 42 vjeçari, u kap në aksin bilisht- korçë, pranë kryqëzimit të fshatit zëmblak. Sipas policisë, ai po transportonte me makinën e tij tip benz, pesë refugjatë, të cilëve u kishte marrë nga 100 euro.

Por ndërsa policia vazhdon të godasë çdo ditë rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit, fluksi i emigrantëve që vijnë nga lindja është shtuar akoma më shumë gjatë ditëve të fundit.

Burime bëjnë me dije, se çdo ditë nga policia kufitare dhe Frontex kapen 30 deri në 40 shtetas që vijnë nga vendet e konfliktit. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, policia kufitare së bashku me frontex kanë kapur në vijën e gjelbër, 20 refugjatë nga lindja.

Një pjesë e të cilëve pasi të intervistohen, do t’i dorëzohen autoriteteve greke, ndërsa të tjerët do të akomodohen përkohësisht në qendrat e akomodimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *