E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Politikë

Rritet çmimi i ujit në Tiranë

Këshilli Bashkiak në Tiranë miratoi rritjen e çmimit të ujit me 20 lek për metër kub. Të gjithë këshilltarët e PS, dy të LSI, tre të PDIU dhe një i FRD, votuan pro kësaj nisme. Kryebashkiaku Veliaj më herët pranoi kërkesat e këra nga LSI për diferencim të çmimit, krysisht për të mbrotjur shtresat në nevojë.

 

Ndërsa këshilltarët e djathtë bojkotuan mbledhjen, pasi nuk arritën ta dështonin atë përmes mungesës së kuorumit.

 

Reklamë

Tashmë vendimi i plotë bashkë më propozimet e forcave të tjera politike, do t’i dërgohet entit rregullator të ujit për të miratuar ose jo rritjen e tarifës. Çmimi aktualisht  është 45 lek për metrër kub dhe propozohet të bëhet 65 lek. Vendimit të Këshillit Bashkiaki i ka parapirë edhe një proteste e shoqërisë civilë që kundershtoi rritjen e tarifës.

 

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen për të pastrehët, pasi këshilli vendosi të aprovojë 1000 kredi të buta për 1000 familje të reja. Po ashtu, me 31 vota u kalua edhe projekti i bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Tirane përmes partneritetit me privatin.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë