Subscribe

Rritet çmimi për drutë e zjarrit në fshatrat e Pustecit.Ky është Vasil Postoli, banor i fshatit Pustec, që jeton së bashku me gruan e tij. Ai ankohet se nuk i bën dot ballë shtrenjtimit të druve te zjarrit.

 

Kryebashkiaku i Pustecit pranon faktin e pamundësisë së banorëve për të siguruar lëndën drusore, por nga ana tjetër thotë se ligjërisht e ka të pamundur për ti ndihmuar ata.

 

 

Iljon Thanasi, drejtor i zonës së mbrojtur ku përfshihet dhe parku i Prespës, tha për Vizion Plus se çmimi i lëndës drusore që sigurohet në parkun kombëtar është i rregulluar me vendim te keshillit te ministrave.

 

 

Bashkia e Pustecit ka nëntë fshatra dhe rreth 5100 banorë, të cilët lëndën drusore e sigurojnë në Parkun Kombëtar të Prespës. Lëvizje në çmimin e druve ka pasur edhe në Pogradec dhe Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *