Bota
Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima dhe 10590 të infektuar me koronavirus

Italia po përballet çdo ditë me rritjen e numrit të viktimave nga koronavirusi.
Reklamë
Kreu i Emergjencave Civile, Angelo Borrelli njoftoi këtë të mërkure se numri i përsonave që kanë humbur jetën ka shkuar në 827 dhe 10,590 të infektuar.
Janë shëruar 1,045 njerëz dhe 1,028 ndodhen në gjendje kritike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur zyrtarisht koronavirusin pandemi.
Ndërkohë, Presidenti i Urdhrit të Mjekëve në Vareze, Roberto Stella, 67-vjeç, është viktima e parë nga komuniteti shëndetësor në Itali që ka humbur jetën sot nga koronavirusi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




