Zjarri vdekjeprurës që ka përfshirë Kaliforninë veriore prej 7 ditësh po bëhet edhe më i rrezikshëm, pavarësisht luftës së ekipeve te ndërhyrjes për të shuar vatrën aktive të përmasave të mëdha.

 

Dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur. Autoritetet konfirmuan vdekjen e një të moshuare të dielën së bashku me dy nipërit e saj 4 dhe 5 vjeç. Të tre viktimat mbetën të bllokuar në shtëpinë e tyre kur flakët përfshinë shtëpinë në një zonë rurale në periferi të qytetit Redding ndërkohe qe humben jetën edhe dy zjarrfikës. Ndërsa sot autoritetet kanë gjetur një trup të djegur ende të paidentifikuar brenda një shtëpie të shkrumbuar nga zjarri, duke e çuar në 6 numrin e viktimave.

 

Presidenti Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Kalifornisë, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë mijëra banesa.

 

Zjarret nisën të hënën dhe flaket u përhapen me shpejtësi. Ekipet e zjarrfikëses po vijojnë luftën për të shuar flakët që kanë shkatërruar lagje të tëra. Zyrtarët paralajmërojnë se më shumë se 4,000 ndërtesa kërcënohen nga zjarri masiv. Ndërsa me shumë se 38,000 njerëz kanë marrë urdhër evakuimi. Ndërkohe sinoptikanet nuk japin lajme te mire per përmirësimin e kushteve atmosferike pasi temperaturat e larta do te vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *