E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rritet bilanci i të lënduarve nga shpërthimi në ish bllok

Katër persona kanë mbetur të plagosur mesditën e kësaj të hënë në zonën e ish-bllokut, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium që përdoren për fryrjen e tullumbaceve.

 

Të plagosur mbetën, tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë. Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve, e cila gjithashtu pati dëme të konsiderueshme materiale.

 

Ndër të tjera mësohet se bombola e parë ka shpërthyer teksa një nga vajzat punonjëse ka qenë duke fryrë disa tullumbace, dhe menjëherë ka shpërthyer edhe bombola e dytë.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij shpërthimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë