Uragani Matthew, qe goditi shtetin e varfër te Haitit la pas nje bilanc tragjik viktimash dhe dëme te mëdha materiale. Shifra e te vdekurve ka arritur ne 478, si pasoje e përmbytjeve dhe nga rrëzimi i pemëve nga era e forte. Zonat ne jug te vendit përballen me situate dramatike per shkak te mungesës se ujit te pijshëm, ndërsa jane shfaqur edhe rastet e para te kolerës. 30 mije shtëpi jane shkatërruar nga era e forte. Nderkaq, SHBA presin mbërritjen e uraganit dhe urdhri per evakuime eshte dhëne per 3 milionë njerëz ne Florida, Karolinen e Veritu e te Jugut dhe ne Georgia dhe jo veten per ata qe jetojnë prane zonave bregdetare. Nje shifër kaq e larte nuk eshte raportuar qe prej vitit 2012, kur vendi u godit nga uragani Sandy. Autoritetet janë përgatitur pasi me e keqja mund te ndodhe dhe guvernatorët e Floridas dhe ai i Karolines se Jugut kane paralajmëruar banoret te zbatojnë urdhrat e evakuimit. Megjithatë, nje pjese e tyre nuk u jane bindur urdhrave. Disa aeroporte jane mbyllur dhe jane anuluar shume fluturime. Pas shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme ne Florida, presidenti Obama ka premtuar fonde per përballimin e pasojave, qe mund te sjelle uragani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *