Subscribe

Zhvillimet e fundit në Turqi kanë sjellë tensione mes Brukselit dhe Ankarasë zyrtare, çka mund të vërë në pikëpyetje marrëveshjen e emigrantëve dhe heqjen e vizave për qytetarët turq. Ministri i jashtëm Mevlut Caushoglu deklaroi se vendi i tij nuk do të frenojë më tej fluksin e refugjatëve nga vendet në krizë, nëse unioni nuk heq vizat për turqit në tetor të këtij viti sipas marrëveshjes. Por ky qëndrim i Ankarasë është marrë interpretuar si një formë presioni dhe kërcënimi ndaj europës. Në përgjigje të këtij komenti zv/kancelari Sigmar Gabriel deklaroi se marrëveshja do të zbatohet pasi Turqia të përmbushë standardet europiane.

“Liberalizimi i vizave do të ndodhë kur Turqia të arrij standardet e kërkuara, çka do të thotë se në këto kushte një gjë e tillë nuk është e mundur. Është në dorë të Turqisë. Ne konsiderojmë se një vend i cili po kthen dënimin me vdekje është larg standardeve tona’.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë, shtetit më të rëndësishëm të unionit dhe Turqisë janë tensionuar ndjeshëm pas tentativës për grusht shtetit në vend. Berlini zyrtar ka shprehur shqetësimin për serinë e arrestimeve që pasuan kryengritjen, ndërsa ky qëndrim zemëroi qeverinë turke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *