E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rriten tensionet mes ShBA-Iran: “Sanksione të reja për sponsorët e terrorizmit”

Pas sulmit ndaj rafinerive saudite të naftës, shtetet e bashkuara kanë shtuar sanksionet ndaj Iranit duke çuar në një përshkallëzim serioz të tensioneve mes dy vendeve. Presidenti Trump ka urdhëruar vendosjen e tarifave në Bankën Qendrore të Iranit, Fondin Kombëtar të saj të Zhvillimit si dhe ndaj kompanisë me bazë në Teheran “Etemad Tejarat Pars” e cila mendohet se qëndron pas transfertave financiare që lidhen me blerje armatimesh.

 

Donald Trump: “Në një përpjekje të dështuar për të krijuar probleme në ekonominë globale, Republika Islamike e Iranit sulmoi Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ky akt agresioni ishte i sofistikuar në mënyrën se si u planifikua dhe i pacipë në mënyrën se si u ekzekutua. Provat tregojnë Iranin dhe vetëm Iranin si autor të sulmit. Si rezultat, ne do të rrisim ndjeshëm sanksionet tashmë historike, ndaj sponsorit kryesor të terrorizmit në botë”.

 

Reklamë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se fushata e presionit do të vazhdojë të rrisë kostot ndaj Republikës Islamike të Iranit derisa Teherani të ndryshojë politikën destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

 

Irani ka mohuar se ka qenë i përfshirë në goditjen e rafinerive saudite dhe paralajmëroi Washingtonin se çdo sulm do të shkaktonte një luftë në të gjitha frontet, me një kundërpërgjigje të menjëhershme nga Teherani.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë