E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rriten të prekurit me COVID në Greqi gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore greke raportuan gjatë 24 orëve të fundit 269 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 39 janë udhëtarë. Po ashtu, këtë të martë në vendin fqinj kanë ndërruar jetë 2 qytetarë. Ndërkohë, 25 pacientë ndodhen në intensiv.

Në total, që prej fillimit të pandemisë, numri i rasteve të konfirmuara pozitivë me COVID ka shkuar në 7.474 dhe 232 vdekje.

Sipas statistikave të publikuara këtë të martë nga Greqia, numri më i lartë i të infektuarve që kanë hyrë në Greqi janë nga vende si Rumania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Suedia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë