E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rriten sërish siguracionet për makinat

Çmimet e siguracioneve për automjetet i janë rikthyer rritjes. Në tregun vendas, tarifa minimale aktualisht është 16.000 mije lekë, nga 11 mijë që ishte për afro një javë.

 

Luhatjet në këtë treg, që janë të shpeshta, në shumë raste nuk kanë argument ekonomik, ndërsa kompanitë kanë refuzuar të japin shpjegime.

 

Reklamë

Ky ndryshim në tregun e sigurimeve erdhi pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe Drejtoria e Tatimeve nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

 

Kjo do të thotë që dy institucionet do të kryejnë inspektime të përbashkëta, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanive të sigurimit

 

Sipas njoftimit për shtyp të AMF, inspektimet do të fokusohen në kryerjen e shpenzimeve nga ana e kompanive, si dhe në policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

 

Gjatë kohës kur policat e sigurimit pësuan një rënie të çmimit me 30 %, fenomeni që u konstatua në treg ishte se pavarësisht se e shkruanin primin normal, kompanitë aplikonin në mënyrë informale uljen, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë veprim.

 

Më shumë video

Reklamë