Për shkak të rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës, me një sasi prej 700 m3/sekondë.
Sipas Koorporatës Elektroenergjetike, deri tani nuk është raportuar asnjë problematikë.
Sipas raportimeve, lumenjtë Drin e Kir kanë shtuar prurjet, por niveli është poshtë kuotës së rrezikut për përmbytje.
Ndërkohë, OSHEE raporton se në Postribë dhe Kelmend ka probleme me furnizimin me energji elektrike, por ekipet janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemit.





